Dy persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës në lagjen Bajri në Mitrovicë të hënën në mesditë pasi në kamionin e tyre u gjetën 13 lopë që dyshohet se ishin kontrabanduar nga Serbia në Kosovë.
Sipas njoftimit nga policia, kamioni me gjedhe është dërguar në terminalin doganor në Mitrovicë.
Pas intevistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa lopët janë sekuestruar.