Nje superoperacion antidroge po zhvillohet në Bolonja të Italisë ku pritet te ekzekutohen 7 urdhër arreste.
Mediat italiane, siç transmetojnë ato shqiptare, bëjnë me dije se aksioni policor ka nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe ka objektiv një grup kriminal që trafikon drogë nga Shqipëria në Itali me avion.
Pjesë e aksionit janë karabinierët e Ricciones, nën drejtimin e antimafias së Bolonjës. Policia njofton se ka sekuestriar sasi te konsiderueshme të kokainës, marihuanës dhe hashashit.
Dyshohet se transporti behej me një avion të vogël përmes ajrit nga Shqipëria ne Itali e me pas aty përpunohej, ndahej dhe trafikohej në zona të tjera.
Artikuj të ngjashëm
-
Operacion i madh antidrogë, 52 të arrestuar në Itali dhe Shqipëri
-
Goditet banda e trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali, disa të arrestuar
-
Për trafik droge nga Shqipëria, 41 urdhër-arreste në Itali
-
Trafik ndërkombëtar kokaine, 7 të arrestuar në Shqipëri e Itali
-
Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga disa shqiptarë për të trafikuar drogë