Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Thyhen xhamat e katedrales “Nëna Terezë”

Dje në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, saktësisht në katedralen “Nëna Terezë”, policia raporton për dëmtim prone.

Në raportin e sotëm të policisë, thuhet se prifti ka raportuar se një person me të meta mentale, ka gjuajtur me gurë në drejtim të katedrales, transmeton Koha.net.

Me këtë rast, ai ka thyer xhamat e objektit por nuk raportohet për të arrestuar.