Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Therje me thikë në Zhegër, një i arrestuar për tentimvrasje

Një person është arrestuar në fshatin Zhegër të Gjilanit pasi kishte therur një person tjetër gjatë përleshjes fizike me të, në mbrëmjen e së hënës.

Viktima kishte pranuar tretman mjekësor, ndërsa nga i dyshuari policia ka konfiskuar thikën që dyshohet se ishte përdorur, për kryerjen e veprës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje nën dyshimin për veprën “vrasje në tentativë”.