Dy adoleshentë që siç merr vesh KTV janë nga 15 vjet, janë përleshur me thikë në parkun e ri të Prishtinës mbi sallën 1 Tetori.
Njëri nga ta është në emergjencë pasi ka marrë goditje me thikë mbi vetull, por gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.
Kohavisioni ka provuar të marr një deklarim nga i lënduari që është parë të ecë në korridoret e QKUK-së por s’ka marrë përgjigje. Rastin e ka konfirmuar edhe policia e cila po merret me rastin.
“Kemi pranuar një rast përleshje mes dy personave në parkun e ri, njëri nga ta është dërguar në QKUK ku po i jepet ndihma mjekësore. Policia po vazhdon të merret me këtë rast”, ka thënë Flora Ahmeti për KTV-në.