Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Therje me thika në Prishtinë e Podujevë

Dy raste të sulmeve me thika janë raportuar në 24 orët e fundit në Prishtinë dhe Podujevë.

Sipas njoftimit nga policia, në rastin e parë në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, një person kishte raportuar se është sulmuar me thikë nga i dyshuari, që është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Në rastin tjetër, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, një i mitur kishte therur me thikë viktimën, që është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. I dyshuari është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Artikuj të ngjashëm