Dje në parkun e Gërmisë është therur një person, ndërsa policia njofton se është në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët pas një mosmarrëveshje tek parku i Gërmisë, kanë therur me thikë viktimën mashkull K/Shqiptar”, thuhet në raportin e policisë.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është hospitalizuar në QKUK, sipas mjekut kujdestar gjendja e tij shëndetësore është e rëndë, transmeton Koha.net.
Vetura që personat e dyshuar kanë përdorur për t’u larguar nga vendi i ngjarjes si dhe thika e përdorur janë sekuestruar nga policia. Me vendimin e prokurorit, dy të dyshuarit dërgohen në qendrën e mbajtjes.
Artikuj të ngjashëm