Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Theret një person, ndërhyri për t’i ndarë dy të tjerë që po rriheshin

Rrahje

Foto-Ilustrim

Një person është therur të enjten në Kamenicë.

Viktima kishte ndërhyrë për t’i ndarë dy persona që po rriheshin mes vete, por si pasojë është goditur me thikë.

I dyshuari është arrestuar.

“Pas një konflikti verbal janë rrahur mes vete dy të dyshuar meshkuj kosovarë, ku si pasojë lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar i cili gjatë ndërhyrjes për ndarje, është goditur me thikë nga njëri prej të dyshuarve i cili është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.