Një i mitur është therur në fshatin Kçiq i Madh në Mitrovicë të enjten.
Por, ai ka deklaruar në polici se rasti ka qenë aksidental.
Policia ka arrestuar të dyshuar dhe ka konfiskuar thikën.
“Viktima mashkull kosovar i mitur, ka pranuar tretman mjekësor, pasi që sipas tij aksidentalisht ishte therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar i mitur. I dyshuari është arrestuar dhe i është konfiskuar thika e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.