Dy të mitur janë përleshur fizikisht mbrëmjen e së dielës në Viti. Sipas njoftimit njëri nga ta është therur me thikë dhe i njëjti ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjilanit.
I dyshuari është arrestuar dhe i është caktuar masa e ndalimit policor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull kosovar, e kishte sulmuar fizikisht viktimën duke e goditur me një mjet të mbrehtë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjilan. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm