Dy persona në Prishtinë kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar me thikë nga një i dyshuar.
Rasti sipas raportit 24-orësh të Policisë ka ndodhur në rrugën Arben Xheladini të mërkurën.
Sipas njoftimit, viktimat të cilët janë babë e bir mes vete janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë.
Deri te rasti ka ardhur pasi djali i viktimës kishte problem me disa persona.