Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ther me thikë dy policë në Gjakovë

Dy zyrtarë policorë janë sulmuar nga një person në Gjakovë.

Derisa ishin duke intervenuar në një rast, ku një i dyshuar me të meta mentale kishte ndezur një zjarr afër shtëpisë, i njëjti nuk i është bindur urdhrave të zyrtarëve policorë me ç'rast ka marrë një thikë buke dhe ka sulmuar zyrtarët policorë.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.