Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tetë muaj burgim për keqpërdorimin e mbi 200.000 eurove

arrestim

Tetë muaj burgim dhe 1 mijë euro gjobë i ka shqiptuar Gjykata Themelore në Ferizaj të pandehurit B.F. i akuzuar për shpërdorim të pasurisë së huaj.

Siç bëhet e ditur për media, gjyqtari individual i Divizionit Penal Habib Zeqiri, më 21 qershor 2021, ka mbajtur seancë në të cilën me aktvendim ka refuzuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë ndërmjet të pandehurit dhe prokurorit të shtetit, ndërsa më 22 qershor 2021 është caktuar seanca e shqyrtimit gjyqësor fillestar dhe pas pranimit të fajësisë nga i pandehuri për veprën penale si në aktakuzë, i njëjti është shpallur fajtor dhe është gjykuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tetë muajsh dhe dënim me gjobë në shumë prej 1.000 euro.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Përmes këtij aktgjykimi i pandehuri obligohet që në afat prej 60 ditëve, pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, në emër të kërkesës pasurore juridike t’i paguaj të dëmtuarës Kolegjit në Ferizaj shumën e të hollave në lartësi prej 215.958.54. I pandehuri akuzohet se në vazhdimësi nga data 25 janar 2019 deri më 27 shtator 2019, dhe nga 6 janar 2020 deri më 19 tetor 2020 në një Kolegj në Ferizaj, , me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, e përvetëson pasurinë e cila i është besuar, në atë mënyre që duke qenë transportues i parave nga arka deri ne bankë dhe nga arka 4/F në Kolegjin ... në Ferizaj, ka pranuar të hollat çdo dite të cilat në disa data të caktuara nuk i ka dorëzuar në bankë në tërësi shuma e parave që nuk janë dorëzuar është 215.958.54 €.”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

###