Policia e Kosovës ka arrestuar sot një shtetas shqiptar për shkak se gjatë kalimit në territorin e Kosovës ka tentuar t’i jap ryshfet një zyrtari policor.
Siç thuhet në komunikatë, rasti ka ndodhur në ora 11:55, kur drejtuesi i një automjeti A.B. (25) kishte vendosur një shumë prej 30 eurosh në dokumentet e prezantuara, pasi nuk kishte kryer testin anti-COVID dhe nuk ishte i vaksinuar, të cilat kërkohen për kalimin e kufirit.
Rasti është inicuar për “dhënie të ryshfetit, ndërsa personi i dyshuar të intervistohet dhe të dërgohet në qendrën e ndalimit për procedura të mëtejme ligjore”.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet shtetasi i Shqipërisë, i ofroi 10 euro ryshfet policit kufitar
-
Arrestohet shtetasi serb që tentoi të korruptojë policin në Jarinjë
-
Arrestohet një person në Vërmicë, tentoi t’u japë 5 euro ryshfet policëve kufitarë
-
Arrestohet një shtetas i Serbisë në Bërnjak, dyshohet se i ofroi ryshfet policisë kufitare
-
Përveç që mori ryshfet, polici me veturën e tij e futi ilegalisht serbin në Kosovë