Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tentoi të merrte kredi me dokumente të falsifikuara, arrestohet një person në Fushë-Kosovë

Një person është arrestuar në Fushë-Kosovë të hënën, pasi muaj më parë dyshohet se ka tentuar të marrë kredi në një bankë, me dokumente false.

Sipas njoftimit të Policisë në raportin 24-orësh, ai pati aplikuar për kredi në fund të janarit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si “mashtrim/falsifikim i dokumenteve”.