Tre persona janë arrestuar dje në Prishtinë për tentim vrasje, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.
Rasti ka ndodhur dje në ora 21:37, transmeton Koha.net. Me këtë rast dy persona janë lënduar.
“Dy viktima, kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë-thikë, nga disa të dyshuar të panjohur. Viktimat janë dërguar në QKUK dhe të njëjtit, pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar”, thotë PK.
Tutje Policia shton se, “lidhur me rastin, janë arrestuar tre të dyshuar dhe të njëjtit, pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy të arrestuar për therjen e dy personave në Prishtinë para tre ditësh
-
Vrasje në tentativë në Prishtinë
-
Dy persona arrestohen për tentim-vrasjeje në Prishtinë
-
Dy persona u sulmuan mbrëmë në Prishtinë, njëri prej tyre dhe i dyshuari mbetën të plagosur
-
Tentim vrasje në Prishtinë, tre persona sulmojnë me thikë të miturin