Në rrugën “Isa Kastrati” Prishtinë, mbrëmë, rreth orës 18:00 ka pasur të shtëna me armë zjarri, njofton Policia e Kosovës.
Të shtënat ndodhën pas një mosmarrëveshje në mes dy grupeve meshkuj K/Shqiptarë, transmeton Koha.net.
Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur një gëzhojë e cila është konfiskuar. Dy personave të lënduar (viktimave) ju është ofruar tretman mjekësor në vendin e ngjarjes nga ndihma e shpejtë, të cilët më vonë janë liruar.
Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes. Ata janë të njohur për policinë. Rasti i dedikohet hetuesisë.
Artikuj të ngjashëm