Një 23 vjeçar është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur në rrugën “Asllan Pireva” në Prishtinë.
“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Asllan Pireva” në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, me ç'rast është kuptuar se bëhet fjalë për vrasje në tentativë, ku viktima B.M, mashkull 23 vjeç ka marrë lëndime nga arma e zjarrit”, ka thënë Flora Ahmeti për Koha.net.
Sipas Ahmetit, viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor janë duke punuar në identifikimin dhe lokalizimin e personave të dyshuar.
Artikuj të ngjashëm