Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në një veturë në të cilën ndodheshin katër të mitur në Mitrovicë të Jugut, janë kapur armë, municion dhe mulli për bluarjen e substancave narkotike.
Sipas njoftimit të martën, të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.
“Njësitet policore kanë ndaluar veturën në të cilën ishin katër persona të mitur, ku gjatë kontrollit (në veturë) kanë konfiskuar një pistoletë me një karikator, katër fishekë cal-7.65 mm, 19-fishekë cal-9 mm, një thikë, një mulli për bluarjen e substancave narkotike dhe një kuti për mbajtjen e substancave narkotike. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një person në Mitrovicë, i sekuestrohen armë, municion dhe drogë
-
Gjenden sërish armë e municion në veri të Mitrovicës
-
Policia gjen sërish armë e municion në një shtëpi në veri
-
Dy të arrestuar në Vushtrri për armëmbajtje pa leje, njëri i mitur
-
Në Mitrovicë të Veriut sekuestrohen armë, municion dhe pajisje ilegale