Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Të arratisurit paraqiten në polici, arrestohen

Sot rreth mesdite, janë vetë paraqitur në polici dy vëllezër F. S. Dhe B. S. të cilët ishin në arrati që nga data 20 qershor pasi kishin kryer veprat penale: Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm; përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe vrasje e mbetur ne tentative, njofton Policia e Kosovës, trasnmeton Koha.net.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës e më pas është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të ndalën nën masën e arrestit policor.

Ngjarja pati ndodhur rreth mesnate në rrugën “De Rada”. Në atë kohë ishte arrestuar një person.

Artikuj të ngjashëm