Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Të akuzuarit për vrasje në Bresalc të Gjilanit i vërtetohet dënimi prej 18 vjet e 6 muaj burgim

Të akuzuarit për vrasje në Gjilan i është vërtetuar dënimi prej 18 vjet e 6 muaj burgim

Gjykata e Apelit, i ka refuzuar ankesat në rastin e të akuzuarit L.U.

Sipas njoftimit për media, aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Gjilan është vërtetuar.

Sipas këtij aktgjykimi L.U. është dënuar më dënim unik prej 18 vjet e 6 muaj burgim, pasi që është shpallur fajtor për veprat penale “Vrasje” dhe “Kanosje”.

Gjykata e Apelit gjeti se aktgjykimi i ankimuar nuk është përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale.

“Po ashtu vlerëson se dënimi i shqiptuar ndaj të akuzuarit nga ana e gjykatës së shkallës së parë, është në harmoni me intensitetin e rrezikshmërisë shoqërore të veprës penale dhe shkallës së përgjegjësisë penale të akuzuarit si ekzekutor, dhe se me këtë dënim do të arrihet qëllimi i përcaktuar më ligj”, thuhet në njoftim.

Edhe 25 vjet burgim vrasësit të të riut në Bresalc Arbëri 25 vjet burgim vrasësit të të riut në Bresalc

Kujtojmë se në prill Gjykata Themelore në Gjilan kishte dënuar me 25 vjet burgim të pandehurin L.U. për vrasjen e viktimës F.A. më 28 korrik 2018 në mbrëmje në fshatin Bresalc të Gjilanit.

Kurse në rigjykim më 4 dhjetor ndaj këtij të akuzuari u shqiptua dënim unik prej 18 vjet e 6 muaj burgim efektiv.