Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Të akuzuarit për vrasje, 18 vjet burgim

Sot një trup gjykues i Departamentit për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë, publikisht ka shpallur aktgjykimin, PKR.nr.612/16, më të cilin të akuzuarit D.G i është shqiptuar dënimi me burg në kohëzgjatje prej 18 viteve.

“Gjykata paraprakisht ka gjetur se i akuzuari D.G është fajtor ngase me dt. 13.06.2016, rreth orës 19.00 në fshatin Hajvali, Komuna e Prishtinës para supermarketit, ”Byqma” më dashje nga hakmarrja e paskrupullt ka privuar nga jeta të ndjerin N.G, më të cilin ishte edhe në raporte familjare, e kishte djalë të axhës, dhe më këtë ka kryer veprën penal, Vrasje e Rëndë nga Neni 179 par.1 nënpar.1.8 të KPRK-së”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më tutje bëhet e ditur se të akuzuarit në dënimin e shqiptuar në kohëzgjatje prej 18 viteve ju llogarit edhe koha e kaluar në paraburgim nga dt.13.06.2016 e deri në plotfuqishmëri të vendimit.