Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Suspendohen katër zyrtarë policorë në veri në Mitrovicës

Policia

Policia e Kosovës ka suspenduar katër zyrtarë policorë në Stacionin policor në veri të Mitrovicës.

Policia bën me dije se zyrtarët janë parë me uniformë në një lokal/sport-klub, me ç’rast kanë keqpërdorur pozitën zyrtare.

“Vendimi mbi suspendimin e tyre të përkohshëm deri në 72 orë, është lëshuar sot, nga Drejtoria Rajonale e Policisë-Mitrovicë Veri, mbi bazën e dyshimit, se të njëjtit, në kohën e detyrës zyrtare, në uniformë zyrtare, kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, me ç ‘rast kanë kryer shkelje të rëndë disiplinore të paraparë në bazë të Udhëzimit Administrativ mbi ‘Shkeljet, masat dhe procedura disiplinore në Policinë e Kosovës’”, thuhet në njoftim.

Përpos suspendimit të përkohshëm, Policia ka iniciuar procedurën për hetim të shkeljeve të supozuara, ndërsa procedurat tjera disiplinore do të udhëhiqen nga hetuesit policorë të Drejtorisë së Standardeve Profesionale.

“Vet-disiplina dhe disiplina organizative, janë elementet bazë mbi të cilën ndërtohen vlerat e Policisë së Kosovës, në shërbim të qytetarëve dhe zbatimit të ligjit, prandaj veprimet e tilla, shkeljet e tilla disiplinore nuk do të tolerohen dhe si të tilla do të jenë të ndëshkueshme”, thuhet tutje.