Dy zyrtarë policorë janë suspenduar të enjten me rekomandimin e Inspektoratit Policor të Kosovës.
Policët e suspenduar dyshohet se kanë kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor” derisa kanë qenë jashtë pozitës zyrtare.
Rasti raportohet të ketë ndodhur të mërkurën në një fshat të Vushtrrisë.
“Informatat e para për këtë rast IPK i ka pranuar nga policia lidhur me dyshimin se dy zyrtarë policorë (jashtë detyrës zyrtare) janë të përfshirë si të dyshuar për veprën penale lëndim i lehtë trupor. Incidenti raportohet të ketë ndodhur dje në një fshat të komunës së Vushtrrisë kurse ankuesi në këtë rast është intervistuar nga hetuesit e IPK-së”, thuhet në njoftimin e IPK-së.
Më tej paralajmërohet se do të ndërmerren edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast.
-
Dy të arrestuar për lëndim të rëndë trupor në Vushtrri
-
Rekomandohet suspendimi i 2 policëve të dyshuar për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës
-
Një police dyshohet për “lëndim të lehtë trupor”, Inspektorati nis hetimet
-
Rekomandohet suspendimi i tre policëve që dyshohet se ushtruan dhunë
-
Dy policë u përleshën brenda stacionit policor në Prishtinë, kërkohet suspendimi i tyre