Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sulmon një femër, përfundon në pranga

Një person në Prishtinë ka përfunduar në pranga, pasi sulmoi dje një femër. Rastin e konfirmon Policia e Kosovës, raportin e saj të sotshëm.

Në Prishtinë dje, në orën 18, është arrestuar një mashkull, shqiptar i Kosovës, pasi ai kishte sulmuar fizikisht një femër, po ashtu shqiptare e Kosovës, transmeton Koha.net. Sipas raportit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është detyruar të kërkojë trajtim mjekësor.

Raporti i Policisë saktëson se i dyshuari, pas intervistitmit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.