Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sulmon bashkëshorten e vëllait pastaj rrihen mes vete në Prizren

Policia në Prizren njofton se ka arrestuar dy vëllezër, të cilët pas një zënke të çastit janë rrahuar mes vete.

Sipas Policisë njëri nga të dyshuarit fillimisht e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e vëllait të tij.

Dy të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, me vendimin e prokurorit, dërgohen në qendrën e mbajtjes.