Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sulmohet zyrtari i Mbrojtjes në Komunën e Gjilanit, Haziri kërkon zbardhjen e rastit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka dënuar ashpër sulmin fizik në vendin e tij të punës ndaj inspektorit të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Gjilanit, Ahmet Daku.

Daku, që ka qenë ish- kryetar i OVL UÇL-së në Gjilan, sipas mediave, është sulmuar nga një person nga fshati Uglar.

“Në këtë ditë feste për shqiptarët, me shqetësim e kam marrë lajmin nga mediat për sulmin fizik në vendin e tij të punës ndaj z. Ahmet Daku. Këtë akt e dënoj ashpër dhe kërkoj nga organet e drejtësisë që ta thonë fjalën e tyre sa më parë. Kjo nuk është mënyra për të zgjidhur pakënaqësitë, por janë organet përgjegjëse që trajton çdo mosmarrëveshje e pakënaqësi”, ka thënë në reagimin e tij Haziri.

Gjatë ditës, mediat kanë raportuar për sulmin fizik ndaj Dakut në vendin e tij të punës si inspektor i fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Gjilanit, nga një person nga fshati Uglar.