Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sulmohet seksualisht një grua në Gjilan

Një grua në Gjilan dyshohet se është sulmuar seksualisht nga një person të shtunën.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur në raportin e saj 24-orësh se është duke e hetuar rastin.

“Gjilan 05.08.2023 – 19:15. Raportohet se një i dyshuar mashkull, deri me tani i pa njohur e ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare . Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti ne procedure hetimore”, thuhet në raport.

Ndërsa një grua në Pejë të shtunën ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga një person. I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Pejë 05.08.2023 – 13:20. Viktima femër kosovare ka raportuar se një i dyshuar mashkull e kishte ngacmuar seksualisht. I dyshuari mashkull kosovar është arrestuar, dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Artikuj të ngjashëm