Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sulmohet seksualisht një grua në Gjakovë, arrestohet një person

Është arrestuar një person në Gjakovë nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një grua, njofton Policia e Kosovës. Sipas autoriteteve, sulmi seksual thuhet se ka ndodhur të hënën në ora 13:10, derisa viktima ka pranuar trajtimin mjekësor.

I arrestuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare, ka pranuar trajtim mjekësor pasi që e njëjta dyshohet se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar i cili është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e plotë policor.