Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar se një mjek është sulmuar në vendin e punës në QKMF-në në Deçan. Nëpërmjet një komunikate, OMK-ja shkruan se gjatë këtij viti janë shënuar dhjetëra raste të sulmeve fizike dhe verbale ndaj mjekësve "të cilët në vendin e punës pa asnjë mbrojtje dhe asnjë kujdes të veçuar, janë duke iu ekspozuar veprimeve vandale dhe të dhunshme".
"Ndërkaq, shqetësues mbetet fakti që institucionet përgjegjëse, sidomos ato menaxheriale dhe ato të ndjekjes penale, me pasivitetin e tyre janë duke amnistuar këtë fenomen që tanimë janë bërë fenomen ditor", thuhet në komunikatë.
Oda u ka bërë thirrje Prokurorisë dhe Gjykatës që të ndërmarrin veprime ndaj sulmeve.
Reagim Publik për sulmin ndaj anëtarit të OMK-së
Posted by Oda e Mjekëve të Kosovës on Monday, November 22, 2021
-
Oda e Mjekëve reagon pas sulmit ndaj mjekut në Istog
-
Sulmohet një mjek në Klinikën Infektive, arrestohet i dyshuari
-
Lirohet në procedurë të rregullt burri që sulmoi ekipin mjekësor në QKMF-në e Obiliqit
-
FSSHK-ja kërkon siguri për punëtorët shëndetësorë
-
Prizren, mjeku raporton në Polici se është sulmuar në vend të punës