Policia përmes raportit të tyre ka njoftuar për një sulm fizik i cili ka ndodhur mbrëmë në Dardani, Prishtinë, transmeton Koha.net.
“Viktima ka raportuar se deri sa ishte duke ecur rrugës një i dyshuar e ka sulmuar fizikisht viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raportin policor.
Viktima ka pranuar tretman mjekësorë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, përderisa PK-ja është duke kryer hetime me qellim të identifikimit të personit të dyshuar.
Artikuj të ngjashëm