Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sulmohet me bombë shtëpia e policit në Zubin Potok

Një shpërthim i fuqishëm që dyshohet të jetë bombë, është dëgjuar rreth orës 2:30 të mëngjesit të sotëm në oborrin e shtëpisë së policit Millan Gjukiq në Zubin Potok, por përveç dëmeve të konsiderueshme, nuk ka të lënduar, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve, në kohën e shpërthimit Gjukiq me bashkëshorten dhe tre fëmijët e tij kanë qenë në shtëpi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mësohet se deri tani nuk dihet autori apo autorët dhe as motivi i këtij sulmi, ndërsa policia ka dalë menjëherë në vendngjarje.

Ndryshe, polici Gjukiq është pjesëtar i Njësitit kundër narkotikëve në kuadër të Policisë së Kosovës dhe ky është sulmi i dytë ndaj tij.