Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sulmohet me armë një veturë në Pejë, dy të lënduar

Në mbrëmjen e të shtunës në fshatin Raushiq të Pejës një veturë në lëvizje është sulmuar me armë nga persona të panjohur.

Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës, dy persona kanë njoftuar se derisa ishin në veturë në lëvizje, është shtënë me armë në drejtim të tyre.

Njëri nga viktimat është dërguar për trajtim në Spital të Pejës e tjetri në QKUK.

“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një karikator me 10 fishekë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet nga Policia e Kosovës.