Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sulmohen pylltarët në Skenderaj

Tre zyrtarë të Pylltarisë kanë raportuar në polici se të hënën janë penguar, sulmuar e ofenduar nga pesë persona në fshatin Qubrel të Skenderajt.

Pesë të dyshuarit ishin duke prerë dhe bartur drunjtë në mënyrë të kundërligjshme, sipas zyrtarëve.

Të lënduar nuk ka, ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes.