Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sulmohen inspektorët komunalë në Prizren

Një person ka sulmuar të premten inspektorët komunalë në Prizren.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës të shtunën, i dyshuari pas një mosmarrëveshjeje me lëshimin e një procesverbali, i ka sulmuar inspektorët fizikisht.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje në lidhje me lëshimin e një procesverbali ka sulmuar fizikisht inspektorët komunal. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm