Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sulme me thikë në Zllatar dhe Pejë

Foto: Ilustrim

Foto: Ilustrim

Një person është therë me thikë rreth orës 00:45 të hënën, në fshatin Zllatar të Ferizajit, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Personi ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim në QKUK. Rasti është vlerësuar si vrasje në tentativë.

Sulm me thikë ka pasur edhe në Pejë në mbrëmjen e të dielës. Në këtë sulm është arrestuar një person që në bashkëveprim me një të dyshuar tjetër ka sulmuar me thikë një person. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.