Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sulm seksual në Podujevë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në Podujevë të martën pasi ka sulmuar seksualisht një femër, është raportuar nga Policia e Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 të martën.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, është njoftuar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.