Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sulm me armë në Smolicë të Gjakovës

Një person ka sulmuar me armë zjarri një veturë në të cilën gjendeshin dy persona.

Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës njofton se sot në hyrje të fshatit Smolicë dy persona janë sulmuar derisa ishin duke lëvizur me automjetin e tyre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një person dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre dhe është larguar nga vendi i ngjarjes me ndihmën e një personi tjetër, i cili i ka asistuar me veturë për të ikur, transmeton Koha.net.

“Nga të shtënat me armë nuk ka pasur lëndime në njerëz përveç dëmtimit të automjetit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Në vendin e ngjarjes janë marrë të gjitha provat materiale dhe rasti po hetohet nga Sektori Rajonal për Hetime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë. Policia e Kosovës me njësitë e saj relevante është duke punuar intensivisht në zbardhjen e këtij rasti dhe arrestimin e personave të dyshuar”.