Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Suharekë: Vdes nga kontakti me rrymën elektrike

Një person ka vdekur si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike derisa ishte duke kryer disa punime të një shtëpie, dje në Suharekë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se pasi ishte dërguar në QKMF, mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim 24 orësh të PK-së.