Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Suharekë, peshkatari has në bombë dore buzë lumit

Foto: Koha / ilustrim

Një peshkatar në Sllapuzhan të Suharekës ka hasur në një bombë dore teksa ishte duke shkuar për peshkim, të shtunën. Ai menjëherë e ka lajmëruar policinë.

Në raportin 24-orësh të Policisë është bërë e ditur se njësiti policor e ka bërë sigurimin e mjetit të dyshuar, derisa ai më pas është shpërthyer në mënyrë të kontrolluar.

“Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë duke shkuar për peshkim buzë lumit kishte hasur në një mjet shpërthyes – bombë dore. Njësiti policor e ka bërë sigurimin e mjetit të dyshuar, ndërsa njësiti EOD i FSK-së në mënyrë të sigurt e ka bërë shpërthimin e tij”, shkruhet në raportin policor.