Prokuroria Themelore në Pejë ka intervistuar tre persona në lidhje me therjen e një 25-vjeçari në Istog të mërkurën në mbrëmje.
Prokuroria ka thënë se pas intervistimit, ka identifikuar vendndodhjen e tyre gjatë sulmit ndaj viktimës.
"Fillimisht nuk ka qene askush i arrestuar për këtë rast, mirëpo një person ka qene i shoqëruar ne polici, ndërsa dy të tjerë i janë përgjigjur ftesave dhe janë paraqitur, pas marrjes se deklaratave nga hetuesit policor janë lënë te lire për shkak se është bere verifikimi i vendndodhjes se tyre kohen kur ka ndodhur sulmi ndaj viktimës”, ka njoftuar prokuroria.
Prokuroria ka shtuar se është autorizuar Policia që të identifikojnë personin apo personat e dyshuar që kanë kryer këtë vepër penale.