Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë vitit 2018, ka pranuar gjithsejtë 130 lëndë të cilësuara si dhunë në familje me gjithsejtë 138 persona lidhur me veprat penale “Sulmi”nga neni 187, “Kanosje”nga neni 185, “Lëndim i lehtë trupor”nga neni 188 “Lëndim i rëndë trupor” nga neni 189 të Kodit Penal.
Në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, nga të gjitha këto lëndë të pranuara gjatë këtij viti, periudha janar-dhjetor, janë kryer gjithsejtë 122 lëndë, ku janë ngritur 38 aktakuza direkte ndërsa 72 aktakuza janë ngritur pas hetimeve, kurse, në nëntë raste është bërë kërkesë për trajtim psikiatrik.
Gjatë këtij viti, në këto lëndë të cilësuara si dhunë në familje, 108 viktima kanë qenë femra kurse 30 meshkuj.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, është e angazhuar që të i trajtoj me seriozitet të lartë të gjitha rastet, duke iu kushtuar vëmendje të veçantë rasteve të dhunës në familje.
-
Prokuroria Ferizaj ka ngritur 6 aktakuza për rastet e dhunës në familje
-
Prokuroria Themelore në Ferizaj ngritë 5 aktakuza për dhunën në familje
-
Tetë raste dhune familjare gjatë tetorit në Ferizaj
-
Prokuroria e Ferizajt në vitin 2024 ngriti 231 aktakuza për dhunë në familje, 214 viktima gra e 61 burra
-
Gjashtë raste të dhunës në familje për një javë në Ferizaj