Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi për tre muaj ka shantazhuar një person në Gjilan, duke e kërcënuar me publikimin e bisedave erotike që kishte zhvilluar i dyshuari me viktimën.
Policia e Kosovës raporton se në periudhën janar – mars 2017, i dyshuari kishte bërë shantazh ndaj viktimës që punonte në Zvicër, duke i kërkuar para për mos publikimin e këtyre bisedave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga hetimet e zhvilluara mësohet se i dyshuari fillimisht kishte hapur një llogari të rreme në “Facebook” në emër të një femre në të cilën llogari kishte postuar fotografi të një femre dhe pasi kishte vendosur kontakt me viktimën nga, i cili arriti të merrte foto personale, kishte filluar ta shantazhojë duke i kërkuar para.
Me qëllim të ruajtjes së imazhit dhe i ndodhur nën presion, viktima disa herë i kishte dërguar para nga Zvicra të dyshuarit përmes bankës “Western Union”. Me urdhër të Prokurorit i dyshuari ndalohet për 48 orë. Rasti është duke u hetuar.