Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetase e Serbisë me veturën e saj ka goditur dje në Mitrovicë dy vajza kosovare.
Vajzat janë dërguar për trajtim mjekësor dhe më pas janë liruar në shtëpi. Me vendim të gjyqtarit kujdestar, e dyshuara e nacionalitetit serb është urdhëruar të paraqitet më 19 prill (sot) në procedurë të shpejtë.
“Raportohet se e dyshuara femër Serbe shtetase e Serbisë duke drejtuar veturën e saj nga pakujdesia ka goditur dy fëmijë femra kosovare. Viktimat janë dërguar në tretman mjekësor dhe më pas janë liruar në shtëpi. Me vendim të gjyqtarit kujdestar, e dyshuara është urdhëruar të paraqitet me datë 19.04.2021 në procedurë të shpejtë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
-
I godet me veturë disa persona, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë
-
Dy gra goditën nga vetura në Mitrovicë
-
Digjet një veturë në veri, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
-
Vetura godet një fëmijë në Prishtinë
-
Aksidenti në Mitrovicë përfundon me rrahje – gruaja dërgohet në QKUK pasi u sulmua nga dy të dyshuar