Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shtetasi i Shqipërisë humb jetën në një aksident në Gjakovë

Policia

Një 54-vjeçar, shtetas i Shqipërisë, ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Vogovë të Gjakovës të premten në mbrëmje.

Siç ka njoftuar Policia, ngasësi i automjetit dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetaksidentuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ka njoftuar Policia.

Sipas njoftimit, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Rreth orës 19:50 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në fshatin Vogovë-Gjakovë. Policia ka dalë në vend-ngjarje ku ngasësi i një automjeti dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vet-aksidentuar. Për pasojë shoferi i automjetit (mashkull, shtetas i Republikës së Shqipërisë, i lindur në vitin 1969) ka humbur jetën. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit si dhe janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.