Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shtatë të lënduar në një aksident afër liqenit të Badovcit

Shtatë persona janë lënduar në një aksident në afërsi të Liqenit të Badovcit.

Sipas njoftimit nga Policia, aksidenti ka ndodhur mes dy veturave.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Njësia rajonale e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Kohën.