Vetëm gjatës ditës së djeshme janë shënuar shtatë raste të dhunës në familje, të cilat janë raportuar në Policinë e Kosovës.
Sipas raportit të Policisë, në Fushë Kosovë, është arrestuar një burrë pasi i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar gruan e tij duke i shkaktuar lëndime trupore. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq në Prizren, dy gra kanë marrë lëndime trupore, pasi janë sulmuar nga një burrë. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor ndërsa sipas njoftimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në Istog është arrestuar një burrë nga komuniteti Ashkali pasi që i njëjti ka sulmuar gruan e tij duke i shkaktuar lëndime trupore, transmeton Koha.net. Sipas raportit, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Në komunën e Gjakovës janë shënuar tri raste të dhunës në familje.
Në njërin rast, një grua është sulmuar fizikisht nga një mashkull i cili dyshohet të jetë me probleme psikike, sipas raportit i njëjti është dërguar në mbajtje.
Edhe
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit
Ndërkaq në ndikim të alkoolit një burrë ka sulmuar gruan e tij dhe ka demoluar mobiliet në shtëpi. Viktima është dërguar për tretman mjekësor kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në raport.
Po ashtu, në Gjakovë është arrestuar një burrë pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër. I dyshuari është dërguar në mbajtje pasi që të njëjtit i janë gjetur dhe konfiskuar një AK 47 me 21 fishekë të kalibrit 7.62mm.