Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shqiptari që vrau vajzën dhe dhëndrin në Australi, shpallet fajtor

Një shqiptar në Melbourne të Australisë ka vrarë vajzën dhe dhëndrin në shtëpinë e tij. Osman Shaptafaj është shpallur fajtor për dy vrasje nga Gjykata Supreme e Viktorias të mërkurën.

56-vjeçari ka pranuar se ka qëlluar për vdekje vajzën e tij, Linditën dhe burrin e saj, Veton Musain më 31 dhjetor të vitit 2019.

Vajza, Lindita kishte vdekur në vendin e ngjarjes ndërkaq burri i saj 29-vjeçar ka vdekur në spital një ditë më vonë.

Ngjarja kishte ndodhur në shtëpinë e tyre në Yrraville, pasi ata ishin kthyer nga pushimet ku kishin festuar përvjetorin e tyre të parë të martesës.

Ende janë të paqarta arsyet e vrasjes, ndërkaq i njëjti do të ballafaqohet me gjykatë përsëri në muajin maj.