Një shtetas shqiptar ka pranuar para gjykatës në Pontevedra të Spanjës se ai ishte koka e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës.
Shtetasi i identifikuar si Afrim.H nga mediat spanjolle doli para gjykatës në Pontevedra së bashkë me 3 persona të tjerë ditën e martë. Shqiptari ka pranuar se drogën e merrte në Valencia, ndërsa më pas ajo dërgohej në një banesë në Pontevedr para se të shpërndahej.
Bashkëshortja e njërit prej të pandehurve nuk e ka pranuar të ketë qenë pjesë e këtij rrjeti, ndërsa një tjetër i akuzuar, i cili është përmendur nga shtetasi shqiptar, ka pranuar se ka ndarë banesën me shqiptarin, por ka mohuar se ka qenë pjesë e rrjetit të trafikut, transmeton KsP.
Të pandehurit kanë treguar se në dhjetor të vitit 2015 kishin marrë një sasi prej 10 kilogramësh heroinë në Valencia, të cilën e kishin mbajtur për një kohë të caktuar në dyshemenë e banesës së tyre në Sanxenxo, Pontevedra, ndërsa më pas e shpërndanë atë tek klientët e tyre të pakicës.
Ata thanë para gjykatës se dërguan në Narón në A Coruña një sasi prej 3 kilogramësh heroinë në këmbim të një shume prej 91 500 eurosh.
Edhe
Themelorja në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë
Sipas mediave spanjolle, ata përdornin për trafikun e drogës 4 automjete, të cilat kishin vende të posaçme për fshehjen e drogës. Policia tha në një deklaratë se shtëpia ku jetonin personat e ndaluar në Sanxenxo ishte kthyer në një laborator droge, ndërsa u gjetën edhe 3 armë zjarri dhe dokumente të falsifikuara.
Prokuroria ka kërkuar 60 vite burg për personat e akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.
-
Goditet grupi kriminal në Shqipëri, sekuestrohen 150 milionë euro pasuri që buronin nga trafikimi i 50 tonë kokaine
-
Nga një muaj paraburgim ndaj pesë të pandehurve për krim të organizuar dhe narkotikë
-
Droga nga Amerika e Jugut dhe Lindja përpunohej në Kosovë
-
Pesë të arrestuar për trafikim të drogës, aksioni mbështetet nga Europol-i