Gazeta angleze “Sunday Express” i ka kushtuar një investigim special dhjetë shqiptarëve më të kërkuar që fshihen në Britaninë e Madhe.
Në listën me 10 personat më të kërkuar janë vrasës, ushtarakë, apo edhe persona që merren me trafik droge dhe prostitucion, shkruan gazeta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo është lista e 10 shqiptarëve më të kërkuar në Angli:
1 - Admir Dekovi, 42 vjeç i cili kërkohet për vrasje;
2 - Kadri Hoxha kërkohet për vrasjen e dy personave në Angli. Njëri nga viktimat është një roje i cili kishte bërë ta ndalonte një vjedhje;
3 - Hektor Mahmutaj, 44 vjeç;
4 - Renild Ajazi, 27 vjeç, ushtarak i cili u arratis nga një mision trajnues në 2017 në Mbretërinë e Bashkuar;
5 - Klevis Lamkaj, 23 vjeç, ushtarak i cili u arratis nga një mision trajnues në 2017 në Mbretërinë e Bashkuar;
6 - Ylber Kotri, ushtarak i cili u arratis nga një mision trajnues në 2017 në Mbretërinë e Bashkuar;
7 - Aleksander Shkulaku, ushtarak i cili u arratis nga një mision trajnues në 2017 në Mbretërinë e Bashkuar;
8 - Ilir Nazmi Kumbaro, 66 vjeç, ish-shef i inteligjencës shqiptare;
9 - Hysni Sokolaj, 47 vjeç, i cili kërkohet për prostitucion. Ai ka detyruar gra shqiptare të ushtrojnë prostitucion në Belgjikë dhe Angli;
10 - Endri Duraku, 35 vjeç, i dënuar në Shqipëri në 2012 me 7 vite burgim për therje;
Gazeta shkruan se këta persona janë shumë të rrezikshëm dhe mos iu afroni atyre./tch/